Të vërtetojë “shelf-life” në vite të produkteve të veta të përdorura

Mbikqyrja dhe kontrolli, në kohë të ndryshme, i produkteve të veta shndërrohet në faktor institucional për Volteco-n: të vërtetojë në vite cilësinë e shërbimeve të saj.  

“Building shelf-life control” është një propozim i ri, ideuar nga Volteco, për të mbikqyrur, përdorimin e produkteve të saj në vite. Një shërbim i paparë kur bëhet fjalë për mënyrën e të komunikuarit me projektuesit, por edhe për stilin e paraqitjes së ndërmarrjes: kontroll i vazhdueshëm i mënyrës se si punon ndërmarrja nëpërmjet punimeve të bëra, në kantjere, në të shkuarën e në të tanshmen.

Një lloj “regjistrimi” i objekteve më të rëndësishme, me qëllim “vënien në provë” të jetëgjatësisë së një vepre të ndërtuar (“shelf life” i ndërtesës) , për të garantuar një vlerësim cilësor të ndërtimeve.   Me kodifikimin e parametrave të kontrollit për çdo ndërtesë në një tabelë, pothuajse institucionale, do të formohet një lloj “ book-u” multimedial që do të dokumentojë të gjitha të dhënat e nevojshme për të analizuar çfarëdolloj aspekti të ndërtesës.

Në të vërtetë, përmbajtja duhet të përfshijë njohuri të thella të aspekteve të ndryshme: nga njëra anë historinë kronologjike të ndërtesës, historinë teknike-arkitektonike, analizën paraprake, gjendjen aktuale, gjendjen mjedisore, gjeofizikën, etj. Nga ana tjetër, katalogimin e problemeve që paraqet ndërtesa lidhur me izolimin dhe praninë e ujit në të, së bashku me përshkrimet e zgjidhjeve e të projekteve të zbatuara nga teknikët e Volteco-s. Në fund, roli i projektuesve të ndryshëm që kanë ndërhyrë, kolaudimi e skeda përfundimtare e ndërtesës mbas punimeve. Kjo nga një pikëpamje dukumentuese-përshkruese, të cilës i duhet shtuar e gjithë pjesa fotografike me vidiot, për të plotësuar atë që mund të shndërrohet në një lloj “dokumentari viziv” i “manualit të ndërtesës”, përfshi edhe hollësitë dhe të veçantat më domethënëse ndërtimore.

Deri në këtë pikë, pjesa “arkivuese” e shërbimit, me interes projektor të padiskutueshëm, mbas së cilës vijon një pjesë tjetër, një risi e vërtetë: krijimi i një “report”, çdo tre vjet, për të kontrolluar cilësinë e mirëmbajtjen e ndërtesave nën mbikqyrje. E thënë më thjesht, do të krijohet një “skedë teknike” multimediale, një faqe interneti për t’u konsultuar pa humbur kohë, përditësuar çdo tre vjet  mbas mbikyrjes së bërë nga teknikët e ngarkuar, për të kontrolluar parametrat më domethënës të veprës së ndërtuar. Në fund do të duhet edhe të verifikohet gjendja e pjesëve të ndryshme të ndërtesës për të shmangur dëmtimin e saj, nëpërmjet ndërhyrjeve të herëpashershme ose të programuara për mirëmbajtje, kur është e nevojshme.

Verifikimi i jetëgjatësisë së ndërtesave, përveç dokumentimit të çfarëdolloj punimi a ndryshimi të bërë arsyet e të cilëve studiohen, në të vërtetë i përgjigjet disa kërkesave të ndryshme: nga njëra anë, mundësisë për të treguar, pa vënë në dyshim, cilësinë dhe jetëgjatësinë e produkteve dhe sistemeve Volteco: ndërtesat janë në dritë të diellit, çdokush mund ta vërtetojë. Nga ana tjetër, rolin e teknikëve dhe vlefshmërinë në vite të zgjidhjeve të miratuara, me përfitime edhe nga pikëpamja e riaftësimit profesional e të studimit të materialeve ndërtimmore të përdorura.

Në fund, “chekup-i” i propozuar nga Volteco përbën një garanci më shumë, mbi të gjitha, për përdoruesit e ndërtesave e të “çertifikatave” të nevojshëm të sigurisë e mbrojtje. Sigurisht që ky shërbim i ri do të administrohet vetëm nëpërmjet internetit.

Kthehuni sërish: ky nuk është veçse fillimi!

Highlights:

Pallati i Rajonit të Veneto-s

Chek-up në Venecia

Ura me hapje në kanalin e Cavetta-s

Ndërtimi i parkut Sant'Orsola-Malpighi

Depo uji ajrore

Polikliniku Universitar “Agostino Gemelli”

Pallat banimi

Shkolla e Mesme Don Milani

Porti i Triestes

Ndërtimi i "Qytezës
së Rajonit"